Polonia thotë se shpërthimi u shkaktua prej një 'rakete të prodhuar nga Rusia' - NACIONALE

Polonia thotë se shpërthimi u shkaktua prej një 'rakete të prodhuar nga Rusia'

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministria e Jashtme polake ka thënë se përgjegjëse për vrasjen e dy personave në fshatin Przewodów, është një "raketë e prodhuar nga Rusia".

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme Lukasz Jasina ka thënë se: “Më 15 nëntor 2022, u vëzhguan për shumë orë granatime masive të të gjithë territorit të Ukrainës dhe infrastrukturës së saj kritike nga forcat e armatosura të Federatës Ruse.

Në orën 15:40 në fshatin Przewodów ra një raketë e prodhuar nga Rusia, duke vrarë dy qytetarë të republikës së Polonisë.”

Sipas The Guardian, në deklaratën e dhënë nga zëdhënësi thuhet gjithashtu se është thirrur për një shpjegim ambasadori rus në Poloni.

Kujtojmë se, Rusia ka mohuar përfshirjen, me ministrinë e saj të Mbrojtjes duke thënë se “nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake”.

Lajme të ngjashme