Politologu tallet me Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë: “Edhe konfiskimi i pronave, i rekomandueshëm” - NACIONALE

Politologu tallet me Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë: “Edhe konfiskimi i pronave, i rekomandueshëm”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar pas lajmeve të sotme se është dyfishuar tatimi në pronë.

Ai ka deklaruar në mënyrë ironike se e mendon edhe konfiskimin e pronave si veprim të rekomandueshëm.

“Tatimi në pronë gati qenka dyfishu. Pak e keni. Mendoj që është dashtë me trefishu ose katërfishu. Madje edhe konfiskimi i pronave është i rekomandueshëm. Qysh po mendoni se mbushet arka e shtetit?” – ka shkruar ai.

Në fund e ka bërë pyetjen e famshme të Vetëvendosjes që po përdoret në videospotet e saj: “Çka ka, çka s’ka?”

Së fundi, ministri i Financave Hekuran Murati lëshoi mbledhjen e Komisionit Parlamentar të udhëhequr nga Hykmete Bajrami pas përplasjeve që kishte me këtë të fundit.

Lajme të ngjashme