Politikani serb tallet me Bërnabiqin: Sa herë mendoj që s’mund të thotë diçka më neveritëse, më demanton
Dragan Gjilas, udhëheqës i partisë “Liri dhe Drejtësi” në Serbi, i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila deklaroi se do të dorëhiqej nëse dikush do të kërkonte një investigim ndërkombëtar, shkruan Danas.
Duke shkruar në “X”, Gjilas është tallur me Bërnabiqin, duke shkruar se “sa herë mendon që ajo nuk mund të thotë diçka më të neveritshme”, ajo ia vërteton të kundërtën.
“Sa herë që mendoj se është e pamundur të them diçka më të neveritshme apo më budalla se ajo që ka thënë Ana Brnabiq - ajo më mohon.” – shkroi ai në “X”.
Kad god pomislim da je nemoguće izgovoriti nešto odvratnije ili gluplje od onoga što je Ana Brnabić izgovorila - ona me demantuje.
— Dragan Djilas (@DraganDjilas) February 9, 2024
Ona zaista ne razume da je zahtev podnet i da nema na šta da podnese ostavku jer mandat vlade prestaje prestankom mandata narodne skupštine koja ju…