Politikani serb: Shqiptarët dhe serbët duan paqe për veten dhe fëmijët e tyre
Vladimir Kovaçeviq, politikan serb dhe bartësi i listës “Serbia në Perëndim”, ka folur rreth Kosovës dhe marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Serbëve.
Sipas tij, serbët dhe shqiptarët duan të jetojnë normalisht dhe të kenë paqe për veten dhe fëmijët e tyre.
“Lista ‘Serbia në Perëndim’ u thotë të gjithëve së bashku se nuk është guxim të shkosh në Kosovë, as nëpër pyll e as përtej kufirit, por është guxim të përballesh me të vërtetën për Kosovën, e cila duhet të jetë efektive për secilin prej nesh. Mjaft më shumë gënjeshtra dhe shtirje, shtrirja e tre gishtave dhe varja e fotografive para manastirit, pasi serbët dhe shqiptarët më në fund duan të jetojnë normalisht dhe të kenë paqe për veten dhe fëmijët e tyre.” – tha Kovaçeviq, transmeton Express.