Politikani serb: Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se Lista Serbe është e njëjtë si organizata Hamas në Palestinë.
Një ndër kritikuesit kryesor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listë Serbe, e ka bërë këtë krahasim në rrjetin social “X” apo ish-Twitter.
“Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë.” – ka shkruar Bogdaoviq.
Kujtojmë se Bogdanoviq ka aplikuar për azil politik në Zvicër pas largimit nga Serbia.
Hamas in Palestine is the same as the Serbian List on Kosovo 🇽🇰!
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 5, 2023
