Mjekja kosovare: 'Politikanët s’e kanë prioritet shëndetësinë sepse nuk marrin shërbime në SHSKUK' - NACIONALE

Mjekja kosovare: 'Politikanët s’e kanë prioritet shëndetësinë sepse nuk marrin shërbime në SHSKUK'

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth fenomenit të ikjes së mjekëve, të shqetësuar janë edhe nga Sindikata që i përfaqëson ata. Kryetarja e Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Tevide Imeri në një intervistë për Telegrafin tha se ikja e mjekëve duhet të përbëjë alarm për shtetin dhe të punohet për përmirësimin e kushteve për mantelbardhët.

Por ajo u shpreh se punëtori shëndetësor është i ulur përtokë, është i nënçmuar, dhe asnjëherë nuk merret si prioritet.

Por pse ndodh kjo, Imeri u shpreh: “Sepse politikëbërësit nuk e kanë marr për prioritet, sepse personalisht nuk marrin shërbime në institucionet publike. Mendoj që krejt kjo është problemi. Ministri i Shëndetësisë tash kohët e fundit që e kishte një intervenim, e kishte vërejt se në çfarë kushtesh punojnë punëtorët dhe dukej shumë i zhgënjyer dhe besoj që do të reflektoj ministri pas asaj gjendje skandaloze që ka pa në spitalin e QKUK-së, në kirurgji”.

Lajme të ngjashme