Politika e jashtme, Gërvalla përmend si sukses konkurset e reja në Ministri
Në konferencën e tetë të ambasadorëve, Donika Gërvalla e ka përmendur si sukses të Ministrisë së Jashtme, edhe ‘organizimin e konkurseve të reja mbi parimin e meritokracisë’.
Si sukses, që Gërvalla thotë se ‘u arrit falë koordinimit të ngushtë’ – përmendi edhe dy njohjet e reja që i erdhën Kosovës së fundmi.
“Kemi arritur dy njohje të reja të shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të anëtarsimit në organizata ndërkombëtare.
Një hap tjetër i rëndësishëm ka qenë organizimi i konkurseve të reja mbi parimin e meritokracisë”, tha ajo.