Policit të Kosovës ia djegin shtallën në Leposaviq, nisin hetimet
Ka vazhduar djegia e pronave private në veriun e vendit.
Pas mesnatës së sotme, një policit të Kosovës nga komuniteti serb, i është djegur shtalla.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
“Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit”, thuhet në njoftim.
“Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private”, bëhet e ditur më tutje.
“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, përfundon komunikata e Policisë e Kosovës.