Policia spanjolle kap sasi rekorde të marijuanës: 32 tonë që vlejnë 64 milionë euro
Policia spanjolle tha të shtunën se ka kapur 32 tonë marijuanë të paketuar me vlerë prej 64 milionë eurosh në tregun e rrugës.
Sipas policisë spanjolle, kjo është sasia më e madhe e kësaj droge që është kapur ndonjëherë në Spanjë ose në botë, raporton agjencia “Reuters”.
Policia bastisi disa ferma dhe impiante prodhimi në pjesë të ndryshme të Spanjës gjatë operacionit të quajtur “Kopshtet”. Autoritetet arrestuan nëntë burra dhe 11 gra, të cilët ishin të moshave 20 deri 59-vjeçare.
Policia tha se banda i thanin bimët e marijuanës, i paketonin dhe i dërgonin në pjesë të Spanjës, Zvicrës, Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës.
Pjesëtarët e kësaj bane u ndaluan në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturias muajin e kaluar, por hollësitë e operacionit u bënë publike të shtunën.