Policia sekuestron rreth 1 kilogram heroinë në Suharekë, arrestohen tre persona - NACIONALE

Policia sekuestron rreth 1 kilogram heroinë në Suharekë, arrestohen tre persona

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një operacion antidrogë i realizuar sot ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 1 kilogrami substancë të dyshuar narkotike të lrezikuar si heroinë dhe me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për goditjen e veprimtarive që lidhen me narkotikët.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë ushtruar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Suharekës. Sipas Policisë, në këto bastisje janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një armë gjuetie, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.

“Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e antidrogës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që lidhen me substancat narkotike”, tha ndër të tjera Hoxha.

Lajme të ngjashme