Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
Policia e Kosovës sekuestroi armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin Potokut, gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pabanuar.
Në vendngjarje u gjetën: një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh, një helmetë ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje pastrimi dhe një uniformë ushtarake e kamufluar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.