Policia sekuestron armë dhe municion pas një bastisjeje në Vushtrri
Vushtrri, 13 nëntor 2025 – Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë të gjatë të llojit AK-47 dhe 15 fishekë gjatë një bastisjeje të zhvilluar në një lokacion në zonën e Vushtrrisë.
Aksioni është realizuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, pas dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.
Gjatë operacionit, policia ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës, 34 vjeç. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e tilla do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë publike.