Policia publikon video të një qytetari teksa shpërndanë narkotik, kërkohet ndihma e qytetarëve - NACIONALE

Policia publikon video të një qytetari teksa shpërndanë narkotik, kërkohet ndihma e qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka shpërndarë një video, ku shihet një qytetar, teksa “tinëz”, po kryente veprime të kundërligjshme.

Përkatësisht i riu i cili shihet në video, dyshohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.”

Për t’a zbuluar vendndodhjen e tij, Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytertarëve.

Postimi i plotë i Policisë:

Kërkohet personi i dyshuar i cili shihet në video-incizim dhe foto

Prishtinë 30 nëntor 2022

Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video.

Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'' nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së:

Lajme të ngjashme