Policia publikon pamje të një grabitje, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave
Policia e Kosovës me autorizimin nga Prokurori i shtetit ka publikuar pamje ku të një grabitje.
Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur më 20.09.2023, në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë, në rrugën “Mulla Zekë Bedyna”.
Sipas tyre kjo ka për qëllim ndihmën nga qytetarët për identifikimin e personave që shifen në video – incizim.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale “Grabitje” të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc - Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bedyna” . Andaj është kërkesë e hetuesve rajonal të cilët janë të angazhuar me rastin për të bëre publikimin e Video – incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shifen në video – incizim. Është jap AUTORIZIMI nga Prokurori i shtetit me numrin e dokumentit 02757286.” – thuhet në njoftim.