“Policia po i neutralizon me sukses elementet kriminale”, qysh e përgëzonte Policinë asamblisti i VV-së, që u kap me drogë
Asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, u kap në Shqipëri si i dyshuar për përfshierje në një grup kriminal, I cili shiste drogën ekstazi, në Shqipëri. Dyshohet se mbi 11 mijë doza, u kapën, e që planifikoheshin të shiteshin, në plazhet e Shqipërisë.
Por, Mujeci para se të kapej për droguë, në Facebookun e tij ishte shumë aktiv. Shkrimet e tij moralizuese për luftën ndaj krimit e bandave, janë të shumëta. Njëri ndër ta hiq më larg se në qershor të këtij muaji, ku Mujeci, i drejtohet me fjalët “Ju lumtë”, Policisë së Kosovës, duke thënë se ata po i neutralizojnë elementet kriminale në very të vendit.
E plotë:
“Policia e Kosovës po i neutralizon me sukses elementet kriminale në veri të vendit.
Ju lumtë!”