Policia po heton vdekjen e dy grave, një në Skenderaj dhe një në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e dy grave, një në Skenderaj dhe një në Gjakovë.
Sipas policisë, për rastin në Skenderaj, gruaja që ka vdekur ishte shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Raportet e PK-së:
HETIM I VDEKJES
Skenderaj 20.11.2022 – 17:38. Raportohet se viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Gjakovë 20.11.2022 – 18:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
