Policia parandalon një rast të kontrabandës, thotë se konfiskoi “pije alkoolike të ndershme”
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast me kontrbandim të mallrave në një lokal në Ranillugë.
“Gjate kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.