Policia nis hetimet për rrezikim të sigurisë së aviacionit civil në Janjevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar një rast për veprën penale “Rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, i cili dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Janjevë, komuna e Lipjanit.
Në raportin 24 të policisë janë dhënë disa detaje për rastin.
“RREZIKIM I SIGURISË SË AVIACIONIT CIVIL. Fsh. Janjevë, Lipjan 13.07.2026 – 21:50. Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin policor.