Policia me njoftim për keqtrajtimin e fëmijës në Fushë-Kosovë, s'thotë nëse ka edukatore në pranga - NACIONALE

Policia me njoftim për keqtrajtimin e fëmijës në Fushë-Kosovë, s'thotë nëse ka edukatore në pranga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pasi dyshohet se një fëmijë është rrahur nga edukatoret në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se janë të informuar rreth rastit, dhe se ka filluar hetimi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është informuar lidhur me shqetësimet e ngritura në publik pas pamjeve të publikuara ndërlidhur me pretendimet për sjellje të papërshtatshme, në kundërshtim me etiken, apo me nuanca dhune, nga ana e disa edukatoreve në një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë.

Pas publikimit të pamjeve të tilla ne kemi marrë seriozisht pretendimet e ngritura dhe menjëherë kemi filluar një hetim preliminar për çështjen.” – bëhet e ditur.

Sipas policisë, zyrtarët janë duke mbledhur provat dhe duke intervistuar personat që kanë mundur të jenë të implikuar në rast.

“Aktualisht zyrtarët policor po vijojnë punën për mbledhjen e të gjitha provave që janë të arritshme, intervistimin e personave që në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo cilësie kanë mundur të jenë të implikuar në rast, po shqyrtohen raportet mjekësore, pamjet e publikuara si dhe po analizohen ato.” – thuhet tutje në komunikatë.

Megjithatë, policia nuk ka njoftuar për të arrestuar në lidhje me këtë rast, pavarësisht se më herët u raportua se tri edukatore janë intervistuar.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme