Policia me flamur shqiptar, Rozeta 'mendon se është më e mençur se Kurti': Menjëherë më 2023 nisin përplasjet për flamuj - NACIONALE

Policia me flamur shqiptar, Rozeta 'mendon se është më e mençur se Kurti': Menjëherë më 2023 nisin përplasjet për flamuj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të Policisë së Kosovës në pikëkalimin kufitar të Jarinjes kanë festuar me flamurin e Republikës së Shqipërisë gjatë natës së Vitit të Ri.

Kështu ka bërë të ditur portali “Jepi Zë” nga Mitrovica ndërkohë që është raportuar edhe në portalin serb nga Kosova, Kosovo-Online.

Deri tash, nuk ka pasur asnjë reagim nga analisti Nexhmedin Spahiu për një gjë të tillë.

Sidoqoftë, ai i ka reaguar ministres Rozeta Hajdari për vendosjen e flamurit shqiptar në objektin e ministrisë që drejton.

“Ministrja Rozeta Hajdari në shkelje të ligjit për simbolet. Vallë a mendon kjo ministre veten më të mençur se Albin Kurti apo më patriote se Albin Kurti?” – shkroi ai në atë postim.

Atij i kishte bërë koment ish deputeti Bardhyl Meta që një veprim të tillë e ka quajtur “mentalitet zvarranikësh”.

Lajme të ngjashme