Policia me aksion anti-drogë në Dukagjin, shtatë të arrestuar
Policia e Kosovës në orët e para të së mërkurës ka nisur një aksion operativ në zonën e Dukagjinit.
Aksioni anti-drogë i policisë ka vënë në pranga deri më tani shtatë persona. Kështu ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli për Betimin për Drejtësi.
Aksioni është zhvilluar në 9 lokacione të ndryshme deri tash, ndërsa është konfirmuar se ende po vazhdon.
Qavolli, ka shtuar se përveç të arrestuarave, janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.