Policia: Manifestimet e Vidovdanit kaluan pa incidente serioze - NACIONALE

Policia: Manifestimet e Vidovdanit kaluan pa incidente serioze

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njoftoi se manifestimet për “Vidovdan”, të mbajtura sot më 28 qershor 2026, janë menaxhuar pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Sipas njoftimit, policia kishte ndërmarrë masa planifikuese dhe operative për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor, menaxhimin kufitar dhe sigurinë në lokacionet ku u zhvilluan manifestimet.

Gjatë aktiviteteve, 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi dyshohet se kanë bërë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes. Ata janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit. Një person tjetër është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia bëri të ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Lajme të ngjashme