Policia konfiskon përkohësisht 10 patentë shoferë në Vushtrri - NACIONALE

Policia konfiskon përkohësisht 10 patentë shoferë në Vushtrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në Vushtrri ka konfiskuar përkohësisht 10 patentë shoferë për kundërvajtje-tejkalim.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se të hënën ka identifikuar 13 kundërvajtëz që kanë bërë tejkalime nga ana e djathtë.

“Në vazhdën e angazhime në paradalim dhe ofrimin e sigurisë në trafik, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë monitorimit dhe kontrollit në trafikun rrugor në rrugën nacionale në hyrje të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme kanë identifikuar trembëdhjetë (13) kundërvajtës të cilët kanë bërë tejkalime nga na e djathtë, me ç’rast kan rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej njëqindepesëdhjetë (150)euro, një (1) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre (3) muajve” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme