Policia konfirmon se një person është therur me thikë në Prishtinë, dërgohet për trajtim - NACIONALE

Policia konfirmon se një person është therur me thikë në Prishtinë, dërgohet për trajtim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është therur me thikë në Prishtinë, siç raportoi më herët edhe Nacionale.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë me dije se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme