Policia kërkon ndihmë për t’i identifikuar dy persona, dalin pamjet kur i vënë zjarrin një veture
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të informojnë në identifikimin e dy personave, të cilët dyshohen për një rast të zjarrvënies.
Përmes një komunikate për media, policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve.
“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë.” – thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur si vijon: “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.
Ndërkohë, gazeta Sinjali ka publikuar edhe pamje nga ky rast, ku dy të dyshuarit shihen duke i vënë zjarrin veturës.
Pamjet mund t’i ndiqni duke klikuar KËTU.