Policia jep detaje rreth mjetit të pashpërthyer që u gjet nën një veturë në Leposaviq
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me një mjet të pashpërthyer që u gjet nën një veturë në Leposaviq.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një serb nga Kosova ka raportuar se nën veturën e tij ndodhet diçka, që mund të jetë eksploziv.
Policia ka bërë deaktivizimin e eksplozivit me të dalur në vendin e ngjarjes.
“Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit.” – thuhet në raport.