Policia jep detaje rreth humbjes së Alpit: Njësitë policore relevante dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim - NACIONALE

Policia jep detaje rreth humbjes së Alpit: Njësitë policore relevante dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në qytetin e Gjilanit sot është raportuar për zhdukjen e një fëmije 8-vjeçar, duke shqetësuar thellësisht familjen dhe komunitetin vendas.

Ai raportohet se është larguar nga banesa e tij rreth orës 15:30, më 27 prill.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, duke konfirmuar se njësitet policore, ekipet e K-9, Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe shumë qytetarë janë angazhuar në operacionin e kërkimit.

“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan. Kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“, theksoi ai.

Lajme të ngjashme