Policia jep detaje për pejanin që sulmoi me thikë e sëpatë anëtarët e familjes
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime pasi tentoi të fuste situatën në kontroll.
Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar teksa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe “dhunë në familje”.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE NË TENTATIVË&DHUNË NË FAMILJE
Pejë 12.10.2022-18:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke futur situatën nën kontroll njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
