Policia jep detaje për grafitet e shfaqura në Veri - NACIONALE

Policia jep detaje për grafitet e shfaqura në Veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gjatë ditës në Veriun e Kosovës pati grafike, që ishin shkruar nga një grup i quajtur “Brigada e Veriut”

“Mos u brengosni, ne ju presim”, thuhej ën njërën nga këto grafite.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka filluar hetimet.

“Është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur se gjatë natës janë shkruar grafite nga person-a të panjohur. Në grafite shkruante: “Mos u brengoseni këtu jemi”-“Brigada e Veriut”-“Mos u brengosuni ju presim”. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme