Policia jep detaje për djegien e gjeneratorit në Ministrinë e Infrastrukturës - NACIONALE

Policia jep detaje për djegien e gjeneratorit në Ministrinë e Infrastrukturës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

SI pasojë e mungesës së energjisë elektrike, para pak çasteve nga flakët është përfshirë gjeneratori i Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka konfirmuar ajo.

Lajme të ngjashme