Policia jep detaje për aksidentin në Veternik: Janë lënduar katër persona, katër vetura të përfshira
Gazeta Nacionale ka raportuar pak më parë në lidhje me një aksident në rrugën nga Veterniku për në Sllatinë, ku Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
Në lidhje me këtë nga PK kanë njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe si pasojë janë lënduar katër persona.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme.” – thuhet në njoftim.