Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti vdekur një burrë në rrugën Prizren-Reçan
Një burrë ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën rajonale Prizren-Reçan.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vetura ka humbur kontrollin dhe ka goditur anësoret e rrugës dhe më pas nga një lartësi ka rënë në lumë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar edhe një grua.
Raporti i plotë:
AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET
Rr. Rajonale Prizren-Reqan, 06.03.2024, 15:40. Vozitësi mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e vozitësit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një femër kosovare e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.