Policia inicion hetim për rastin ndërhyrje në sistemin kompjuterik
Sot, Policia e Kosovës ka iniciuar hetim për rastin ndërhyrjen në sistemin kompjuterik, pas mesazheve të dërguara tek qytetarët e Kosovës nga “numri i postës”.
Policia ka njoftua se me rekomandim të prokurorit të shtetit ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “ndërhyrje në sistem kompjuterik”.
“Hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale…Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare”, njofton Policia e Kosovës.
Njëherit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të kenë kujdes në linqet e pasigurta.