Policia identifikon kamera vëzhguese në veri: Dyshohet se u përdorën nga institutcionet e sigurisë së Serbisë - NACIONALE

Policia identifikon kamera vëzhguese në veri: Dyshohet se u përdorën nga institutcionet e sigurisë së Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur kamera vëzhguese të kamufluara në veri të vendit.

Këto kamera sipas policisë, janë përdorur për të monitoruar qytetarët, institucionet e Kosoëvs e të cilat dyshohet se janë përdorur nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

“Me date 27.06.2024, Policia e Kosoves ne bashkepunim te ngushte me AKI, kane identifikuar dy lokacione ne te cilat kane qene te vendosura kamerat vezhguese te kamufluara per monitorim te levizjeve te qytetareve, institucioneve te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe prezences nderkombetare ne veri te vendit. Keto kamera dyshohet se jane perdorur ne vazhdimesi nga institutcionet e sigurise se Serbise.” – ka bërë të ditur zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

Ai ka thënë për këtë rast janë identifikuar dy persona të cilët po intervistohen nga policia.

“Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme