Policia i gjen arsenal armësh brenda shtëpisë një personit në Dragash - NACIONALE

Policia i gjen arsenal armësh brenda shtëpisë një personit në Dragash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhë të Dragashit pasi të njejtit i janë gjetur disa armë, fishekë e thika brenda shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:30.

Fsh. Zaplluxhe, Dragash 03.11.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtje e armëve”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme