Policia i arrestoi sulmuesit – babai i të rrahurit: E kam lutur djalin t’ua falë - NACIONALE

Policia i arrestoi sulmuesit – babai i të rrahurit: E kam lutur djalin t’ua falë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër qytetarë ku dyshohet se së bashku rrahën një person të vetëm.

Rreth këtij rasti ka folur babai i të rrahurit, i cili ka thënë se e ka lutur djalin e tij t’ua falte gjë që edhe e kishte bërë ku më pas gjykata i kishte liruar.

“Unë e kam lutë djalin me ua fal, djali ua ka dal e gjykata i ka liru, s’ka marrë gjë kundër tyre, pas tri dite e kanë postu videon qysh e kanë rreh jalin, djali e ka goditë me krah, qaty janë rrokë”, ka thënë babi i viktimës në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme