Policia gjen të vendosura postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe në Zubin Potok - NACIONALE

Policia gjen të vendosura postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe në Zubin Potok

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Zubin Potok, ka hasur në muret e objekteve, xhamave të lokaleve e shtyllat e rrjetit elektrike, postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe.

Sipas policisë, rasti është hapur si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

NXITJA E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT

Zubin Potok / 04.02.2024 – 00:00-08:15. Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë.

Lajme të ngjashme