Policia gjen armë në një fshat në Leposaviq, ka një të dyshuar
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në komunën e Leposaviqit.
Më 9 shkurt 2026, gjatë detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, policia ka pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac dyshohej për praninë e mjeteve ilegale.
Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 60 fishekë, tre karikatorë, pajisje dhe veshje ushtarake, përfshirë helmetë, çantë dhe pjesë antiplumbi.
Veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit.
Një person është identifikuar si i dyshuar dhe pritet të intervistohet.