Policia e ndalon një veturë në Prishtinë, shoferit i gjenden 38 qese me kokainë - NACIONALE

Policia e ndalon një veturë në Prishtinë, shoferit i gjenden 38 qese me kokainë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë, ku shoferit i janë gjetur 38 qese me kokain

Njoftimi:

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit më konkretisht Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë kontrolleve të rregullta ka ndalur një drejtues të një veture në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.

Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Bashkë për një ambient më të sigurt!

Lajme të ngjashme