Policia e ndalon një person në Zubin Potok që kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të cilën e drejton i dyshuari që kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes në Zubin Potok.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thikë.
I dyshuari është lirurar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është inicuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Raporti i plotë:
NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT
Dren, Zubin Potok 14.10.2023 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë. Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
