Prizren: Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
Një person është arrestuar në Prizren, i dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në këtë rajoni, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.