Policia e Kosovës njofton se është ekstraduar një i dënuar nga Gjermania në Kosovë - NACIONALE

Policia e Kosovës njofton se është ekstraduar një i dënuar nga Gjermania në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar L.M, 27 vjeç, nga Gjermania në Kosovë i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se i kërkuar ka qenë i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”

“Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.

I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme