Policia e Kosovës me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market - NACIONALE

Policia e Kosovës me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në Leposaviq, duke vazhduar operacionin që kishin filluar me datën 21.12.2023.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se aksioni është realizuar nëndyshimin se janë kryer vepra penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq. Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.” – thuhet në njoftim.

Tutje nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se gjatë kontrollit në një depot të një marketi janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

“Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore. Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme