Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet automjeti me medikamente të kontrabanduara - NACIONALE

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet automjeti me medikamente të kontrabanduara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bistricë në Leposaviq është ndalur një automjet, ku brenda janë gjetur medikamente mjekësore të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

PK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi që ishte duke e drejtuar automjeti është G.P. dhe se dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme