Policia e Kosovës: Jemi gati për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë për dokumentet e udhëtimit - NACIONALE

Policia e Kosovës: Jemi gati për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë për dokumentet e udhëtimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të zbatur reciprocitetin me Serbinë në çështjen e dokumenteve personale. Vendim ky të cilin e mori Qeveria në fund të muajit të kaluar.

“Nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.