Policia e Kosovës arreston një të dyshuar, kërkohej nga Gjermania
Policia e Kosovës, përmes Njësisë FAST, ka realizuar arrestimin e një personi të dyshuar që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orës 14:00 është arrestuar një shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit kishte qenë i lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë.
I dyshuari kërkohej për përfshirje të dyshuar në disa vepra penale të parashikuara dhe të sanksionuara me legjislacionin gjerman. Me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, në mënyrë që të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.
“Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.