Policia e identifikon 17-vjeçarin që dyshohet për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për ta gjetur - NACIONALE

Policia e identifikon 17-vjeçarin që dyshohet për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për ta gjetur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit që dyshohet për vrasjen në Podujevë.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari është Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi holandeze.

Ai kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11 shtator në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lajme të ngjashme