Dalin pamje nga vendi ku u vra një person dhe u plagos një tjetër në Podujevë
Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot në Podujevë.
Në këtë rast e lënduar ka mbetur edhe një grua.
Tashmë janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.” – ka thënë zëdhënësi i policisë Agron Borovci.