Policia e Dogana sekuestron mallra në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia - NACIONALE

Policia e Dogana sekuestron mallra në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zbatuar një operacion.

Sipas njoftimit, ky operacion është kryer në një subjet afarist në Gjilan.

Mallrat e konfiskuara dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia.

Policia e Kosovës, respektivisht njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme” – ka shkruar PK-ja.

Lajme të ngjashme