Policia e arreston një person në Pejë: I gjenë armë, karikator e fishekë - NACIONALE

Policia e arreston një person në Pejë: I gjenë armë, karikator e fishekë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e rajonit të Pejës e ka arrestuar mbrëmë një person për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Policia bëri të ditur në një njoftim se i dyshuari u ndalua rastësisht.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 04.01.2025, rreth orёs 21:50, patrulla Policore e Planit Operativ, deri sa ishte duke ecur nё kёmbё nё rrugën “ Mbreteresha Teutё” nё Pejё, kanё ndaluar njё person pёr legjitimim gjatё kontrollit rutinё nё çantën e personit tё dyshuar ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё Zoraki M • Njё (1) karikator i sё njejtёs armё • Tetё (8) fishekё kal:7.65mm”, thuhet në njoftim.

“Njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar aty ёshtё gjetur dhe sekuestruar: • Njё (1) Armё automatike AK47 • Njё (1) karikator i zbrazёt”, thuhet aty.

Lajme të ngjashme